TV LIVE
ShowBiz
30 October 2026
Dua Lipa shkëlqen me fustan smeraldi, shijon një mbrëmje romantike me bashkëshortin në New York

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, teksa është shfaqur me një fustan mahnitës ngjyrë smeraldi në fotografitë e fundit të publikuara në Instagram.

Ylli i muzikës, e cila ndan kohën mes New York-ut dhe Britanisë së Madhe, u ka dhënë ndjekësve një pasqyrë të angazhimeve të saj të shumta, duke bërë edhe një koment me humor për orarin e ngjeshur, shkruan Daily Mail, transemeton "Bota sot".

“Unë nuk e di më në cilën zonë kohore jam”, ka shkruar ajo, duke iu referuar ritmit të saj të përditshëm dhe udhëtimeve të shpeshta.

Image

Dua Lipa

Pavarësisht angazhimeve në punë dhe kohës që i kushton familjes, Dua ka gjetur mundësinë të kalojë një mbrëmje romantike me bashkëshortin e saj, Callum Turner.

Çifti ka darkuar në një restorant luksoz në New York, përpara se të shëtiste së bashku dhe të shijonte perëndimin e diellit.

Image

Foto

Ndërkohë, publikimi i fundit i këngëtares vjen pas një fitoreje ligjore kundër një personi nga Hong Kongu, i cili kishte shitur në internet produkte të paautorizuara duke përdorur emrin e saj.

Bëhet fjalë për veshje, çanta prej pëlhure dhe aksesorë për kokën, të tregtuara pa lejen e këngëtares.

Image

Callum Turner

Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale e Kombeve të Bashkuara (WIPO) ka vendosur në favor të Dua Lipës, duke konstatuar se domeni “dualipa-asiastore.com” ishte përdorur në keqbesim.

Si rezultat, është urdhëruar që domeni t’i transferohet menjëherë kompanisë së këngëtares.

Sipas të dhënave më të fundit të kompanisë së saj, Dua Lipa ka fituar mesatarisht rreth 64 mijë funte në ditë gjatë vitit të kaluar, një shifër që dëshmon suksesin e saj të madh financiar në industrinë e muzikës.

 



Të ndryshme
Më shumë