TV LIVE
Nga Rajoni
29 October 2026
Deliu Kodra: Secili që kishte përgjegjësi ndaj Arlinda Zekajt, duhet të japë llogari

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka reaguar në lidhje me viedeoincizimin e publikuar ku dëgjohet duke biseduar Arlinda Zekaj, tashmë e ndjerë, e cila u vra nga kunati i saj në Pejë, me një polic në stacionin policor në Pejë.

Në atë video, polici i thotë se nuk është i obliguar të merret me të.

“Nuk të trondit vetëm polici që i thotë Arlindës se nuk është i obligum me u marrë me të. Të trondit profesori që nuk “merret me femra”. Të trondit kryeshefi që përdor gjuhë poshtëruese ndaj një gruaje. Sepse aty e kupton që kjo përbuzje ka gjetë vend gjithkund. Ka marrë tituj, ka veshë uniformë, ka marrë poste dhe pushtet. Gruaja përballë tyre duhet me luftu fillimisht për me u dëgju. Për me u trajtu me dinjitet. Pastaj për me marrë mbrojtjen që i takon”, ka shkruar Deliu.

Ajo ka thënë se ëshë dëshpëruese që ende duhet kërkuar “minimumi njerëzor”.

“Arlinda e kërkoi ndihmën sa ishte gjallë. Sot secili që kishte përgjegjësi ndaj saj duhet me dhanë llogari”, ka thënë Deliu. 



Të ndryshme
Më shumë