TV LIVE
Nga Vendi
22 October 2026
DEPUTETJA DR. VALBONA ADILI EMINI MBAJTI AKTIVITET SENSIBILIZUES NË SHESHIN E KËRÇOVËS PËR RËNDËSINË E PARANDALIMIT TË KANCERIT TË GJIRIT

Në kuadër të Tetorit Rozë, Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, deputetja nga Kërçova, Dr. Valbona Adili Emini, realizoi një aktivitet sensibilizues në sheshin e qytetit, me qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore dhe zbulimit të hershëm të kësaj sëmundjeje.
Si mjeke dhe përfaqësuese e qytetarëve në Kuvend, Dr. Adili Emini përcolli mesazhin se informimi, parandalimi dhe kontrollet në kohë janë thelbësore në luftën kundër kancerit të gjirit, duke theksuar rëndësinë e kujdesit për shëndetin dhe të solidaritetit me të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje.



Të ndryshme
Më shumë