TV LIVE
Nga Vendi
21 October 2026
“AROMË VJESHTE, SHIJE GËSHTENJE” – AKTIVITET FESTIV I NXËNËSVE NË NOVOSELL

Në oborrin e shkollës periferike në fshatin Novosell, nxënësit e Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga fshati Sërbicë i Kërçovës organizuan aktivitetin me titull “Aromë vjeshte, shije gështenje”, duke sjellë atmosferën dhe ngjyrat e stinës së vjeshtës.
Në aktivitet morën pjesë nxënës, mësimdhënës dhe prindër, të cilët u bënë pjesë e një atmosfere të ngrohtë, festive dhe krijuese, kushtuar bukurive dhe traditave të kësaj stine.
Përmes një programi të larmishëm artistik, të zhvilluar në një skenë të dekoruar me motive vjeshtore, nxënësit shpalosën talentin dhe kreativitetin e tyre, duke e bërë aktivitetin edhe më të veçantë.
Në përmbyllje të aktivitetit, pjesëmarrësit patën mundësinë të shijojnë ushqime tradicionale të zonës, duke ndërthurur kështu traditën, kulturën dhe bashkëpunimin mes shkollës dhe familjeve.



Të ndryshme
Më shumë