Në Qendrën e Kulturës në Kërçovë u mbajt koncerti trio, ku publiku pati mundësinë të shijojë interpretimet muzikore të Shkëlzen Pajazitit në violinë, Shkëlzen Baftiarit në piano dhe Jetmir Mehmedit në kitarë. Koncerti u organizua nga shoqata „Doart Center“, në bashkëpunim me institucionet mbështetëse, duke sjellë një mbrëmje të veçantë artistike për dashamirët e muzikës.
Më shumë rreth repertoarit të koncerit foli Jetmir Mehmedi, i cili tha se një kohë të gjatë po organizojnë koncerte të tilla në vende të ndryshme, ndërsa porositi edhe publikun për të marrë pjesë në akitivitetet kulturore edhe për tu larguar edhe nga monotonia e përditshëmrisë.