Me rastin e 16 Tetorit – Ditës Botërore të Ushqimit, në Shkollën Fillore “Faik Konica” në fsahtin Greshnicë të Kërçovës u organizua një aktivitet me pjesëmarrjen e nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve, duke promovuar solidaritetin, bashkëpunimin dhe rëndësinë e ushqimit.
Sipas njoftimit të shkollës, aktiviteti u realizua me përkushtim dhe angazhim të përbashkët, ku prindërit kontribuuan me ushqime të përgatitura me dashuri, ndërsa nxënësit u përfshinë aktivisht në organizimin dhe prezantimin e tyre.
Shkolla shprehu mirënjohje edhe për banorët e fshatrave, të cilët mbështetën aktivitetin duke blerë ushqimet e përgatitura nga nxënësit.
Përmes këtij aktiviteti, SHF “Faik Konica” theksoi se shkolla, përveç rolit të saj në edukim dhe arsimim, është edhe një hapësirë ku kultivohen solidariteti, bashkëpunimi dhe vlerat njerëzore.