Shoqata e të verbërve sot në Kërçovë shënoi 15 tetorin ditën ndërkombëtare të shkopit të bardhë,e cila simbolizon përpjekjet e qytetarëve të verbër për përmirësimin e standarteve të jetesës dhe të të drejtave të tyre.
Me këtë rast Zenel Zylbeari kryetar shoqatës së pesonave të verbër në Kërçovë theksoi se kjo kategori e njerëzve në Kërçovë përballen me kushte të vështira në përditshmëri, ndërsa shtoi se shoqata nuk ka as hapsira të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve.
Edhe anëtari i kësaj shoqate Zejno Bajrami foli për kushtet e vështira me të cilat po përballen në përditdhmëri, ndërsa pati mesazh edhe për institucionet
Ndërsa nga ana e Vjosa Abazit dhe Sanja Paunoski u lexua u lexua edhe referati kushtuar kësaj dite.