TV LIVE
Nga Vendi
14 October 2026
„QYTETI I SIGURT“ REGJISTRON 296 KUNDËRVAJTJE NË KOMUNIKACION NË DY DITËT E PARA NË RAJONIN E SPB-OHËR

Sistemi i mbikëqyrjes së komunikacionit „Qyteti i Sigurt“ ka regjistruar gjithsej 296 kundërvajtje në komunikacion në rajonin e Ohrit, Strugës, Kërçovës dhe Dibrës gjatë dy ditëve të para të funksionimit.
Sipas njoftimit të SPB-së Ohër, gjatë ditës së parë, më 12 tetor 2026, janë regjistruar 148 kundërvajtje, ndërsa gjatë ditës së dytë, më 13 tetor, deri në orën 19:00, janë evidentuar edhe 148 kundërvajtje të tjera.
Pjesa më e madhe e shkeljeve kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar brenda dhe jashtë vendbanimeve, kalimin në semafor të kuq, si dhe drejtimin e automjeteve të paregjistruara.
Të gjitha kundërvajtjet janë dokumentuar, ndërsa pronarëve të automjeteve me të cilat janë kryer shkeljet u dërgohen njoftime përmes SMS-ve dhe adresave elektronike.
Nga SPB Ohër u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, si dhe sinjalizimin horizontal dhe vertikal, me qëllim rritjen e sigurisë dhe disiplinës në rrugë.


 



Të ndryshme
Më shumë