TV LIVE
Nga Vendi
14 October 2026
2.754 PERSONA TË PA PUNË NË KËRÇOVË,MESIN E TYRE 24 MAGJISTËR TË SHKENCAVE DHE DY DOKTORË TË SHKENCAVE

Numri i personave të papunë të regjistruar në Agjencinë për Punësim në Kërçovë ka shënuar rritje krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në fund të gushtit të vitit 2026, në këtë komunë figurojnë gjithsej 2.754 persona të papunë, për dallim nga 2.660 sa ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Nga numri i përgjithshëm i të papunëve, 1.391 janë gra. Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e personave të regjistruar janë me arsim fillor ose pa arsim të përfunduar, gjithsej 1.557 persona, prej të cilëve 829 janë gra.
Ndërkohë, 168 persona kanë arsim të mesëm të papërfunduar, ndërsa 760 persona kanë përfunduar arsimin e mesëm. Në mesin e të papunëve figurojnë edhe 17 persona me arsim të lartë të përfunduar, 226 me arsim të lartë universitar, 24 me titullin magjistër të shkencave dhe dy doktorë të shkencave.
Krahasuar me gushtin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 2.660 persona të papunë, numri është rritur për 94 persona, duke dëshmuar një rritje të numrit të të papunëve të regjistruar në Kërçovë gjatë një viti.



Të ndryshme
Më shumë