TV LIVE
Nga Vendi
10 October 2026
KËRÇOVË/REVIVA SHËNOI DITËN BOTËRORE TË SHËNDETIT MENDOR

Me rastin e 10 Tetorit – Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, në Kërçovë u mbajt një aktivitet edukativ dhe ndërgjegjësues, i organizuar nga shoqata Reviva, me fokus te shëndeti mendor i fëmijëve dhe rëndësia e mirëqenies së tyre emocionale.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur, duke nxitur diskutimin për sfidat me të cilat përballen fëmijët, mënyrën se si i shprehin emocionet dhe rëndësinë e dëgjimit e të kuptuarit të tyre nga prindërit dhe shoqëria.
Më shumë detaje rreth qëllimit të këtij aktiviteti dhe mesazheve për prindërit dha psikologija Lindmira Rexhepi, nga shoqata Reviva.



Të ndryshme
Më shumë