Një emër i njohur i futbollit shqiptar bashkohet me Partizanin.
Klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Sebastjan Spahiu, që ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me “demat”. 26-vjeçari ka luajtur me Laçin dhe Egnatian në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës.
Partizani ka kënaqësinë të zyrtarizojë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin ofensiv Sebastjan Spahiu. 26 vjeçari, bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës së fundit pozitive te Shkëndija e Tetovës, skuadër me të cilën u aktivizua edhe në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Mesfushori shkodran ka firmosur me Partizanin një kontratë dy vjeçare, me opsion rinovimi për një sezon tjetër.