TV LIVE
Nga Rajoni
9 October 2026
Rama reagon pas miratimit të Reformës Territoriale: Shqipëria mori një shtysë modernizuese

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të Reformës Territoriale në Kuvend, duke e cilësuar votimin si një hap drejt modernizimit të vendit.Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Rama u ndal te debatet politike dhe kundërshtitë që shoqëruan procesin, ndërsa theksoi se vendimi i Kuvendit i hap rrugë ndryshimeve të reja.

Rama nuk la pa komentuar edhe zhvillimet politike, duke iu referuar kundërshtarëve të tij dhe duke theksuar se rezultatet e votimit treguan edhe një herë forcën e Partisë Socialiste. Reforma Territoriale u miratua në Kuvend me 85 vota pro dhe parashikon reduktimin e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46, një ndryshim që pritet të vijojë të jetë në qendër te debatit.

Kryeministri Edi Rama reagim në platformën X:

Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste.



Të ndryshme
Më shumë