Rasti i Granit Xhakës ka qenë në qendër të vëmendjes së tifozëve të Kombëtares së Zvicrës gjatë javëve të fundit.
Tani kapiteni i kombwtares sw Zvicrws ka reaguar përmes Instagramit dhe ka konfirmuar se është dënuar.
“Pas dëshmisë së tij para prokurorisë, Xhaka është dënuar me 50 ditë-gjobë nga 3.000 franga zvicerane, e cila është me kusht.
Sipas tij, kjo do të thotë se dënimi nuk do të ekzekutohet nëse gjatë periudhës së kushtit nuk kryen shkelje të tjera.
Ai gjithashtu ka paguar shpenzimet e procedurës”, ka shkruar mediumi zviceran “Blick”.
Zyrtarisht, Xhaka është dënuar për “marrje të një vërtetimi të rremë”.
Gjatë pandemisë së COVID-19, futbollisti kishte pranuar se kishte falsifikuar dy certifikata vaksinimi.
Çështja ishte bërë publike pasi gazeta Blick raportoi për procedurën e nisur nga Prokuroria e Lucernit.
“Pas dhënies së deklaratës sime të plotë në zyrën e prokurorit publik, vendimi është lëshuar.
Kjo do të thotë:
Dënimi nuk do të zbatohet nëse nuk kryej ndonjë vepër penale të mëtejshme gjatë kësaj periudhe.
Kam paguar shpenzimet gjyqësore”, ka shkruar Xhaka në Instagram.