TV LIVE
Sport
8 October 2026
Tronditet bota e volejbollit, ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare ish-lojtarja e Kombëtares italiane

Volejbolli italian është në zi pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Stefania Cornës, ish-lojtares së Kombëtares së Italisë, e cila ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare.

Lajmi i trishtë u bë i ditur të mërkurën nga ish-klubet e saj, të cilat shprehën ngushëllimet për familjen dhe të afërmit.

Klubi Savino Del Bene publikoi një mesazh prekës në rrjetet sociale.

“Ka lajme që nuk do të donim t’i jepnim kurrë. Ndarja e parakohshme nga jeta e Stefanias ka tronditur thellësisht të gjithë botën e volejbollit”, thuhet në reagim.

Corna e nisi karrierën te Volley Bergamo, ndërsa me Kombëtaren italiane U19 fitoi dy herë Kampionatin Europian, në vitet 2006 dhe 2008.

Në vitin 2011, ajo arriti të bëhej pjesë e Kombëtares së të rriturave. Sipas mediave italiane, ish-volejbollistja ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë. Raportohet se ajo vuante nga kanceri.

Ish-trajneri Lorenzo Micelli e kujtoi si një vajzë me talent të jashtëzakonshëm, gjithmonë të buzëqeshur dhe shumë punëtore. Ndërsa trajneri Marco Mencarelli vlerësoi vendosmërinë dhe përkushtimin e saj gjatë karrierës sportive.



Të ndryshme
Më shumë