Ndeshja Shqipëri-San Marino, në kuadër të Ligës së Kombeve, ka përfunduar në favor të ekipit kuqezi.
Ndeshja e zhvilluar në Stadiumin "Air Albania” në Tiranë ka përfunduar me rezultatin 2-1, ndërkohë arbitri turk me stemën e FIFA-s, Mehmet Turkmen, gjykoi ndeshjen.
Golat për Shqipërinë u shënuan nga Asllani në minutën e 11-të dhe në minutat shtesë të pjesë së dytë, ndërkohë goli për ekipin mysafir u shënua nga Lazzari në minutën e 66-të.
Në kuadër të UEFA Ligës së Kombeve, Shqipëria është në grupin C1, me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.
Ndeshjet e radhës në kuadër të këtij grupi Shqipëria do t'i zhvillojë në muajin nëntor 2026.