TV LIVE
ShowBiz
7 October 2026
Pas 40 vitesh gjendet fustani i nusërisë së Dolly Parton, reagimi i këngëtares emocionon të gjithë

Fustani i nusërisë së Dolly Parton, i humbur prej rreth katër dekadash, është gjetur në mënyrë krejt të rastësishme në një valixhe të vjetër që i përkiste bashkëshortit të saj, Carl Dean. Zbulimi i rrallë i ka emocionuar familjarët dhe veçanërisht këngëtaren, e cila nuk kishte më shpresë se do ta shihte ndonjëherë veshjen e saj të dasmës. Fustani ishte ai që Parton kishte veshur më 30 maj 1966, kur u martua me Dean në një ceremoni private. Zbulimin e bëri mbesa e saj, Rebecca Seaver, e cila prej vitesh kishte akses në arkivin e familjes.

Seaver ka treguar për Vogue se gjithçka nisi kur ajo gjeti një valixhe të vogël ushtarake që i përkiste Carl Dean. Valixhja u dërgua në arkiv, por përmbajtja e saj nuk u kontrollua menjëherë. Vetëm në vitin 2024, një punonjëse e arkivit vendosi ta hapte. “Mendova se duhet të kishte qenë një mi ose një insekt”, ka rrëfyer Seaver, duke treguar se fillimisht nuk e kuptoi arsyen e emocionit të koleges së saj. Por brenda valixhes ndodhej fustani i nusërisë së Dolly Parton. Dhe nuk ishte vetëm fustani. Në valixhe u gjet edhe veli që këngëtarja kishte mbajtur në ditën e martesës, fotografi dhe sende të tjera kujtimi, si dhe një letër e shkruar nga personi që kishte kryer ceremoninë martesore.

Kur Seaver ia tregoi fustanin Dolly Parton, reagimi i këngëtares ishte i menjëhershëm. Ajo e kapi veshjen nga rripat, e afroi pranë trupit dhe shpërtheu në një reagim të gëzuar, sipas mbesës së saj. Pas emocionit të momentit, Parton vendosi menjëherë që fustani të mos mbetej thjesht një kujtim familjar. Ajo kërkoi që veshja të ekspozohej në muzeun e saj të ri, “Jeta me Shumë Ngjyra e Dolly Parton”, i cili u hap në Nashville më 29 shtator. Muzeu, i vendosur në katin e tretë të hotelit SongTeller, dokumenton jetën dhe karrierën e këngëtares, nga fëmijëria në Malet Smoky deri te suksesi i saj ndërkombëtar dhe aktiviteti filantropik.

https://x.com/people/status/2107503149200134178?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2107503149200134178%7Ctwgr%5E57c8f8d3963f512a06b2ea7e156100eb4293b8c0%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fpas-40-vitesh-gjendet-fustani-i-nuserise-se-dolly-parton-reagimi-i-kengetares-emocionon-te-gjithe%2F

Dolly Parton dhe Carl Dean u martuan më 30 maj 1966, në një ceremoni të vogël ku ishin të pranishëm vetëm tre persona. Martesa u mbajt fillimisht larg vëmendjes publike, pasi menaxheri i atëhershëm i Parton, Fred Foster, kishte shqetësime se martesa mund të ndikonte në karrierën e saj. Këngëtarja e njohur ndërroi jetë më 25 gusht, në moshën 80-vjeçare. Fustani i saj i nusërisë, i humbur për dekada dhe i gjetur krejt rastësisht, tashmë do të jetë pjesë e trashëgimisë që ajo la pas.



Të ndryshme
Më shumë