Pas një vere të ngjeshur me koncerte gjithandej ku flitet shqip, ylli i muzikës tani i ka përvjelë mëngët për të krijuar hite të reja.
Ajo po qëndron me orë të gjata në studio, duke punuar në projekte muzikore që ende nuk dihet se kur do të pushtojnë top-listat.
Era ka postuar video nga studioja, ku në sfond shihet një “artileri” kompozimi për këngë.
Mbetet të shihet se çka po punon Era për fansat e muzikës së saj.