TV LIVE
Nga Vendi
6 October 2026
NË KËRÇOVË POLICIA ZHVILLOI FUSHATË PËR SIGURINË E TRAKTORËVE DHE MAKINERIVE BUJQËSORE

Zyrtarë policorë nga Sektori për Parandalim, në koordinim me zyrtarët policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Kërçovë, realizuan fushatën parandaluese „Drejtim i sigurt i makinerive bujqësore“.njoftojnë nga SPB Ohër
Gjatë fushatës, në disa lokacione u zhvilluan biseda informuese të shkurtra me drejtues të traktorëve dhe makinerive të tjera bujqësore, me qëllim rikujtimin dhe ndërgjegjësimin e tyre për rëndësinë e respektimit të masave kryesore të sigurisë në komunikacion.
Policia u bëri thirrje drejtuesve që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të kryejnë kontrolle të rregullta teknike dhe të sigurohen që traktorët dhe makineritë e bashkangjitura të jenë teknikisht në gjendje të rregullt.
Vëmendje e veçantë iu kushtua sistemit të drejtimit dhe frenimit, ndriçimit dhe përdorimit të pajisjeve mbrojtëse.
Drejtuesve të traktorëve iu shpërndanë edhe fletushka edukative me këshilla dhe udhëzime për rritjen e sigurisë dhe dukshmërisë së traktorëve dhe makinerive shoqëruese në rrugë, veçanërisht gjatë kushteve të natës.
Fushata ka për qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.


 



Të ndryshme
Më shumë