TV LIVE
Nga Rajoni
6 October 2026
Lushtaku bën thirrje për protestë para Kuvendit: Ligji për UÇK-në duhet të votohet sot

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar sot para Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka ftuar qytetarët që nga ora 12:00 të mblidhen para Kuvendit, duke kërkuar votimin e ligjit.

“THIRRJE GJITHËPOPULLORE!

Sot, në ora 12:00, të gjithë para Kuvendit të Kosovës!

Ky është momenti të jemi bashkë, të ngremë zërin dhe të kërkojmë që ligji të votohet sot!

Zëri ynë dëgjohet më fuqishëm kur mblidhemi të gjithë së bashku.

Ligji për UÇK-në duhet të votohet sot!”, ka shkruar Lushtaku. /Lajmi.net/



Të ndryshme
Më shumë