TV LIVE
ShowBiz
30 September 2026
Plas debati në Maqedoni për këngën e Don Xhonit, reagon reperi: S’ka qenë qëllimi me provoku

Reperi i njohur Don Xhoni ka reaguar publikisht pas debatit të krijuar në rrjetet sociale lidhur me këngën “Sexy Mama”, e cila sipas tij është bërë temë diskutimi në Maqedoninë e Veriut.

Në një reagim të publikuar në Instagram, artisti shprehet se nuk ka pasur qëllim të provokojë apo të ofendojë askënd me vendin apo simbolet e tij.

Don Xhoni thekson se lokacionin ku është xhiruar një pjesë e skenarit e ka zgjedhur produksioni dhe se nuk ka pasur mesazh të fshehtë apo tendencë për të provokuar.

“Une e di shume mire sa peshe ka emri ‘DON XHONI’ sot n’Kosove, Shqipni, Maqedoni… e n’krejt Ballkanin.”

Artisti shton se ndikimi i tij në industrinë e muzikës është rritur ndjeshëm dhe se çdo paraqitje apo lokacion në videoklip mund të tërheqë vëmendje të madhe.

“Kur edhe ni lokacion n’videoklip mjafton me u bo lajm e debat, kjo veç tregon sa larg ka shku emri edhe muzika jem”, shkruan ai.

Në fund, Don Xhoni thotë se nuk ka nevojë për polemika dhe kërkon që vëmendja të përqendrohet te muzika dhe puna e tij artistike.

“Trust me, vëmendjen edhe ma shume se sa du e kom, no need for drama!”, përfundon reagimin reperi.



Të ndryshme
Më shumë