TV LIVE
Kuriozitete
29 September 2026
E rrallë, Bardhosh Gërvalla në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër

Një fotografi e rrallë e veprimtarit shqiptar Bardhosh Gërvalla, e realizuar gjatë demonstratave të vitit 1981 në Zvicër, është publikuar nga gazetari Enver Robelli.

Sipas Robellit, fotografia nuk ishte publikuar më parë dhe është realizuar më 18 prill 1981 në Zürich, gjatë një demonstrate të punëtorëve shqiptarë nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare, të mbajtur para Konsullatës së Jugosllavisë.

Në fotografi, Bardhosh Gërvalla shihet në rreshtin e parë, i veshur me një kostum ngjyrë hiri dhe me një cigare në dorën e majtë.

Fotografia është realizuar nga fotografi Christian Lenz, ndërsa burimi i saj është Bildarchiv i ETH-Bibliothek Zürich.

‘Fotografi e pabotuar deri më sot!’, ka shkruar Robelli në publikimin e tij, duke sjellë në vëmendje një dokument fotografik të rrallë nga një prej periudhave më të rëndësishme të demonstratave të shqiptarëve të Kosovës në mërgatë.

Bardhosh Gërvalla u vra më 17 janar 1982 në Untergruppenbach të Gjermanisë, së bashku me Jusuf Gërvallën dhe Kadri Zekën.



Të ndryshme
Më shumë