TV LIVE
Nga Vendi
26 September 2026
“JO NË EMRIN TIM” – të dielën në Shkup mbahet marsh protestues

Nesër , më 27 shtator, në Shkup do të mbahet një marsh protestues me moton “Jo në emrin tim!”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Sipas njoftimit të Këshillit Organizativ, marshi do të nisë në ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Organizatorët kanë ftuar për pjesëmarrje qytetarët, familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës, ish-të burgosurit politikë, studentët, profesorët, akademikët, artistët, shoqërinë civile, si dhe përfaqësues të subjekteve politike shqiptare.

Këshilli Organizativ ka deklaruar se protesta synon të zhvillohet në mënyrë paqësore, qytetare dhe dinjitoze, duke kërkuar nga pjesëmarrësit respektimin e rendit dhe qetësisë publike.

Marshi në Shkup vjen pas vendimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas raportimeve, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.

Marshi protestues:
27 shtator 2026
Ora 14:00
Sheshi “Skënderbeu”, Shkup
Motto: “Jo në emrin tim!”



Të ndryshme
Më shumë