TV LIVE
Sport
25 September 2026
Shqipëri-Bjellorusi/ Historia flet për kuqezinjtë, bilanc pozitiv para sfidës në “Air Albania”

Bjellorusia nuk është një kundërshtar i panjohur për Shqipërinë. Kuqezinjtë janë përballur 7 herë me bjellorusët gjatë historisë dhe bilanci është në favorin e ekipit shqiptar: 3 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje.

Nëse shihen vetëm përballjet e fundit, epërsia e Shqipërisë bëhet edhe më e dukshme. Në katër ndeshjet e fundit, kuqezinjtë kanë regjistruar 3 fitore dhe 1 barazim, duke mos njohur humbje ndaj Bjellorusisë.

Historia e këtyre dueleve nis në vitin 2006, kur dy skuadrat u përballën në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian. Ndeshja e parë përfundoi në barazim 2-2, ndërsa sfida e kthimit solli fitoren e Bjellorusisë.

Fitorja e parë shqiptare ndaj këtij kundërshtari erdhi në mars të vitit 2011. Në stadiumin “Qemal Stafa”, kuqezinjtë triumfuan 1-0 falë golit të Hamdi Salihut, në një ndeshje ku Shqipëria zhvilloi një prej paraqitjeve më bindëse ndaj bjellorusëve.

Edhe përballjet e fundit kanë qenë pozitive për kuqezinjtë. Në ndeshjet e vlefshme për UEFA Nations League, Shqipëria fitoi si në transfertë, ashtu edhe në shtëpi, respektivisht me rezultatet 0-2 dhe 3-2.

Megjithatë, skuadra shqiptare hyn në sfidën e radhës pas një serie prej pesë humbjesh radhazi, ndaj synimi është i qartë: rikthimi te rezultatet pozitive që në ndeshjen debutuese të Nations League.

Bilanci i përballjeve

Bjellorusi – Shqipëri 2-2

Shqipëri – Bjellorusi 2-4

Bjellorusi – Shqipëri 2-0

Shqipëri – Bjellorusi 1-0

Bjellorusi – Shqipëri 0-0

Bjellorusi – Shqipëri 0-2

Shqipëri – Bjellorusi 3-2



Të ndryshme
Më shumë