TV LIVE
ShowBiz
25 September 2026
Brad Pitt shfaqet me partneren 29 vite më të re në San Sebastian

Ines de Ramon u shfaq krah partnerit të saj, aktorit Brad Pitt, të mërkurën mbrëma në Festivalin e Filmit në San Sebastian, ku morën pjesë në premierën e filmit të tij të ri, “Heart of the Beast”.

33-vjeçarja, e cila është dizajnere bizhuterish, tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante. Ajo kishte zgjedhur një fustan të gjatë të gjelbër prej dantelle, me dekolte të theksuar, rripa të hollë dhe pjesën e poshtme pothuajse transparente. Pamjen e kompletoi me flokët e mbledhur në një topuz elegant.

 

Stili i de Ramon shpesh përshkruhet si një kombinim i ngjyrave neutrale, elegancës dhe të ashtuquajturit “luks i heshtur”. Përveç imazhit elegant, ajo ka ndërtuar edhe një karrierë në industrinë e bizhuterive luksoze.

De Ramon ka punuar në departamentin e bizhuterive të shtëpisë së ankandeve “Christie’s” dhe në markën zvicerane “de GRISOGONO”. Aktualisht, ajo është zëvendëspresidente dhe drejtuese e shitjeve me shumicë në markën “Anita Ko Jewelry”, me bazë në Los Angeles.

 

Edhe Brad Pitt, vitet e fundit, ka ndryshuar mënyrën e tij të të veshurit. Në vend të kombinimeve të thjeshta, me të cilat ishte i njohur më herët, aktori është parë gjithnjë e më shpesh me ngjyra më të ndezura, prerje më të lirshme dhe veshje më të guximshme.

“Sa më shumë plakesh, bëhesh më i paduruar dhe rehatia bëhet gjithnjë e më e rëndësishme”, kishte thënë Pitt për “Esquire” në vitin 2021.

“Mendoj se është shumë e thjeshtë. Nëse kam ndonjë stil, ai është ‘pa stil’”, ishte shprehur aktori.

Pitt ka treguar gjithashtu se preferon pamjen monokromatike, për sa kohë që ajo nuk duket si uniformë.

“Më pëlqen thjeshtësia. Për mua rëndësi kanë detajet e qepjeve dhe mënyra se si materiali ndihet në lëkurë. Ky është në fakt kriteri im i vetëm”, kishte deklaruar ai.

Aktori ka shtuar se për të është më i rëndësishëm ndjesimi i veshjes sesa ndjekja e tendencave të modës.

“Nëse afrohesh, do t’i shohësh detajet. Më pëlqen mënyra se si ndihet astari. Kjo është e rëndësishme për mua. Është shumë lodhëse të ndjekësh tendencat. I urrej edhe reklamat, thjesht nuk dua të jem një reklamë që ecën”, kishte përfunduar Pitt.

Brad Pitt dhe Ines de Ramon kryesisht e mbajnë lidhjen e tyre larg vëmendjes së publikut dhe rrallë flasin publikisht për marrëdhënien e tyre.

Aktori më herët kishte mohuar spekulimet se paraqitja e tyre në Çmimin e Madh të Britanisë në Formula 1, në vitin 2024, ishte planifikuar si pjesë e promovimit të filmit të tij për Formula 1.

“Jo, nuk është aq e kalkuluar”, kishte thënë Pitt për “GQ”.

“Të jetosh në atë mënyrë do të ishte rraskapitëse. Të bësh vazhdimisht llogari të tilla? Jo. Jeta thjesht ndodh. Marrëdhëniet zhvillohen”, ishte shprehur ai.

Pitt së fundmi foli edhe për dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, e cila u zhvillua në New York më 3 korrik. Aktori e përshkroi ceremoninë si “dasmën e shekullit”.

“Besoni, ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme. Mendoj se kaluam 10 ose 12 orë atje. Gjithçka ishte menduar mirë, ishte planifikuar me kujdes, emocionuese dhe shumë argëtuese”, tregoi ai.

Pitt rrëfeu me humor se në një moment ishte ndarë nga partnerja e tij në pistën e vallëzimit, por gjithmonë gjente dikë që t’i tregonte se ku ndodhej ajo.

“Ajo është atje. Shkoi në atë drejtim”, tregoi aktori, duke kujtuar momentin.



Të ndryshme
Më shumë