Shkolla Fillore “Jonus Emre” në fshatin Lisiçan e ka nisur vitin e ri shkollor 2026/27 me kushte të mira për zhvillimin e procesit edukativo-mësimor.
Megjithatë, për shkak të rënies së numrit të nxënësve dhe në kuadër të projektit për optimizimin e rrjetit shkollor nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, këtë vit është mbyllur shkolla periferike në fshatin Staroec.
Drejtori i SHF “Jonus Emre”, Ajnur Bajramoski, foli edhe për numrin e nxënësve të regjistruar në klasën e parë, duke shprehur keqardhje për rënien e vazhdueshme të numrit të nxënësve.
Bajramoski theksoi se këtë vit tekstet shkollore janë siguruar me kohë, ndërsa është siguruar edhe transporti për nxënësit.
Ai bëri të ditur se, falë bashkëpunimit me Komunën e Pllasnicës, gjatë këtij viti pritet të realizohet edhe rrethimi i objektit qendror të shkollës, me çka do të përmirësohen më tej kushtet për nxënësit dhe stafin e shkollës.