TV LIVE
Sport
23 September 2026
Sfidat e Kombëtares, Daku: Objektivi është vendi i parë dhe kualifikimi në Euro 2028

Dy lojtarët e Kombëtares, Mirlind Daku dhe Taulant Seferi dolën sot, e mërkurë 23 shtator në një konferencë për shtyp përpara ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

Daku u shpreh se objektivi është vendi i parë në grup.

“Është gjithmonë nder të jesh pjesë e Kombëtares. Golat edhe për këtë arsye ftohemi ne pjesa e sulmit pë të shënuar gola. Shpresoj që do vazhdojmë këtë cikël të ri, të rikthehemi te golat edhe për kombëtaren por si gjithmonë golat nuk i kemi shumë primar. Me rëndësi është që ne të fitojmë dhe të kalojmë sa më mirë këto katër ndeshjet.

Është mirë kur ka konkurencë brenda skuadrës. Edhe çunat që kanë ardh, vijnë prej një filllim sezoni shumë të mirë. Kanë shënuar gola dhe kjo është një gjë e mirë. Do pres momentin, nëse më jepet mundësia do jap më të mirën.

Vetë fakti që ne jemi për vendin e parë flet për Euro 2028. Siç e dimë kjo rruga përmes Nation League është për kualifikim tek Euro 2028. Për ne është objektivi kryesor që të përfunojmë të parët edhe pasta të vazhdojmë ato dy ndeshje që janë si finale’, tha Daku.



Të ndryshme
Më shumë