TV LIVE
ShowBiz
23 September 2026
Zbardhet shkaku i vdekjes së Hayden Panettiere, autopsia konstaton mbidozë të substancave

Është zbardhur shkaku i vdekjes së aktores amerikane Hayden Panettiere, e njohur për rolet në serialet “Heroes” dhe “Nashville”.

Sipas autopsisë së kryer nga Zyra e Mjekut Ligjor të Qarkut Greenville në Karolinën e Jugut, 36-vjeçarja ka vdekur nga efektet toksike të fentanilit, Xanax-it dhe substancave të tjera të gjetura në organizmin e saj. Vdekja është klasifikuar si aksidentale, ndërsa nuk janë konstatuar trauma që të kenë ndikuar në fatalitet.

Në organizmin e aktores u gjetën gjithashtu metokarbamol dhe quetiapinë. Ekipet emergjente kishin ndërmarrë përpjekje për reanimim, por pa sukses.

Panettiere kishte folur publikisht për problemet me varësinë dhe depresionin pas lindjes. Në autobiografinë e publikuar disa muaj para vdekjes, ajo kishte rrëfyer se ishte përballur me substancat narkotike që në adoleshencë.

Aktorja u gjet pa ndjenja në një banesë në Karolinën e Jugut. Vdekja e saj nxiti edhe një hetim nga autoritetet lokale, ku thuhet se ishte përfshirë edhe Administrata Amerikane për Luftën kundër Drogave (DEA).

Në historinë familjare të aktores kishte gjithashtu një humbje të rëndë: vëllai i saj, Jansen Panettiere, ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare për shkak të një problemi në zemër. Në librin e saj, Hayden kishte treguar se edhe ai ishte përballur me abuzimin me substanca.



Të ndryshme
Më shumë