TV LIVE
ShowBiz
22 September 2026
Ronela Hajati hap zemrën me ndjekësit: Të lutem Zot, më kthe lumturinë time

Ronela Hajati ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të pazakontë në Instagram, përmes të cilit ka ndarë disa fjalë shumë personale.

Në një Instagram Story, këngëtarja shkruan se dëshira e vetme për të cilën është lutur gjatë këtij viti ka qenë të gjejë paqe dhe qetësi, duke lënë të kuptohet se periudha e fundit nuk ka qenë e lehtë për të.

Ronela shprehet se ka qenë besnike, e përkushtuar dhe e sinqertë, ndërsa thotë se ka dhënë gjithçka nga vetja për të pasur një jetë të mirë. 

E vetmja gjë që dëshiroj dhe për të cilën jam lutur këtë vit është paqja dhe një sistem nervor i qetë. Kam qenë besnike deri në palcë, e përkushtuar, kam dashur me gjithë shpirt, trup dhe mendje, kam qenë e ndershme dhe shpresëplotë, kam pritur me aq durim, kam punuar aq shumë edhe në ditët që mendoja se nuk do t’ia dilja, për të pasur një jetë të mirë, kam buzëqeshur edhe pse isha pa gjumë nga të qarat, mendimet e tepërta dhe gjykimi i vetes...”, shkruan ajo.

Në fund të mesazhit, Ronela i drejtohet Zotit me një lutje për t’i rikthyer lumturinë dhe për t’i dhënë fund trishtimit.

“Të lutem Zot, më kthe lumturinë time. Mos lejo më lot dhe trishtim në jetën time.”

Këngëtarja nuk ka dhënë detaje të tjera për arsyen që e ka shtyrë të ndajë këtë mesazh. Për këtë arsye, nuk është e qartë nëse fjalët e saj lidhen me jetën personale, atë profesionale apo me një periudhë më të vështirë emocionale në përgjithësi.

Image



Të ndryshme
Më shumë