TV LIVE
Nga Bota
20 September 2026
BDI KËRÇOVË MBAN MBLEDHJEN E PARË: NË FOKUS ZHVILLIMET POLITIKE, KËRÇOVA DHE PROCESET NDAJ ISH-DREJTUESVE TË UÇK-së

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Kërçovë ka mbajtur sonte mbledhjen e parë, ku në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet e fundit politike, situata aktuale dhe çështjet me rëndësi për qytetarët e Kërçovës.

Në kuadër të zhvillimeve të fundit, në mbledhje është diskutuar edhe për proceset që lidhen me ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga Dega e BDI-së në Kërçovë kanë ritheksuar respektin dhe mbështetjen për atë që e cilësojnë si pastërtinë dhe vlerat e luftës çlirimtare të UÇK-së, si dhe për kontributin e saj në historinë e Kosovës dhe të shqiptarëve.

Vëmendje e veçantë gjatë mbledhjes i është kushtuar edhe Kërçovës dhe përgjegjësisë politike ndaj qytetarëve të saj.

Sipas Degës së BDI-së në Kërçovë, si subjekt politik shqiptar dhe si forcë e organizuar politike shqiptare në qytet, ajo ka për obligim të jetë pranë qytetarëve, të dëgjojë zërin e tyre dhe të mbrojë interesat e Kërçovës dhe të qytetarëve të saj.

“Me përgjegjësi, përkushtim dhe punë të vazhdueshme për Kërçovën dhe të ardhmen e saj”, thuhet në përfundim të qëndrimit të Degës së BDI-së në Kërçovë.



Të ndryshme
Më shumë