TV LIVE
Nga Vendi
19 September 2026
FLUKS I SHTUAR NË TREGUN E GJELBËR TË KËRÇOVËS, QYTETARËT NISIN PËRGATITJET PËR DIMËR

Me afrimin e stinës së dimrit, në tregun e gjelbër të Kërçovës është rritur dukshëm fluksi i qytetarëve që kanë nisur përgatitjet tradicionale për sezonin e dimërit.
Specat, lakrat, domatet dhe produkte të tjera  janë ndër artikujt më të kërkuar këto ditë, pasi qytetarët i blejnë për përgatitjen e ajvarit dhe turshive, që janë pjesë e traditës për sofrat e  shumë familjeve.
Blerësit shprehen të kënaqur me ofertën dhe cilësinë e produkteve, ndërsa theksojnë se çmimet këtë vit janë dukshëm më të ulëta krahasuar me vitin e kaluar.



Të ndryshme
Më shumë