TV LIVE
ShowBiz
19 September 2026
Një tjetër emër drejt “Big Brother VIP 6”? Artisti i njohur: Njerëzit më njohin shumë serioz, por…

Artisti i njohur, Algert Sala, ka qenë i ftuar në emisionin “L ancio” në Top Albania Radio, ku ka zbuluar më shumë detaje rreth projekteve të tij muzikore. Gjithashtu ka folur dhe për fillimet e tij në karrierë dhe planet për të ardhmen.

Kantautor, kompozitor dhe autor tekstesh, Algerti krijon jo vetëm për veten, por edhe për artistë të tjerë. Gjatë intervistës artisti u pyet nëse do ta pranonte një ftesë për t’u bërë pjesë e edicionit të gjashtë të reality show-t “Big Brother VIP”.

“Po, pse jo? Zakonisht njerëzit më njohin shumë serioz dhe më të rafinuar në atë që unë bëj, por nuk jam dhe aq”, tha Sala, duke e lënë të hapur mundësinë për një eksperiencë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Mesa duket, një pjesëmarrje në “Big Brother VIP” mund t’i tregonte publikut edhe një anë tjetër të Algertit, përtej imazhit serioz me të cilin është prezantuar deri më tani përmes muzikës dhe karrierës së tij.

Por çfarë do të priste publiku prej tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri? I pyetur nëse është një tip i qetë apo nevrik dhe i prirur për debate, artisti u përgjigj shkurt:

“Jo. Ka mënyra të tjera, ha kokoshka dhe dëgjoj pse jo…”.



Të ndryshme
Më shumë