Shkolla fillore periferike “Faik Konica” në fshatin Baçisht, ku mësimin e ndjekin gjithsej 35 nxënës, këtë vit shkollor po vijon procesin edukativo-arsimor në kushte të volitshme.
Drejtori i SHF “Faik Konica”, Abidin Seferi, duke folur për kushtet në shkollat periferike që janë në kuadër të kësaj shkolle, u ndal edhe te objekti shkollor në Baçisht.
Ai tha se objekti i kësaj shkolle është renovuar tërësisht gjatë vitit shkollor 2023/2024, duke krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Megjithatë, një nga nevojat që mbetet për t’u realizuar është mungesa e një terreni të mirëfilltë sportiv, i cili do t’u mundësonte nxënësve zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe fizike në kushte më të përshtatshme.