TV LIVE
Nga Rajoni
18 September 2026
Rama: SPAK dhe GJKKO janë arritjet e reformës në drejtësi, KLP e KLGJ dështuan

Kryeministri Edi Rama, deklaroi në Kuvend se reforma në drejtësi ka prodhuar dy rezultate të rëndësishme: Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Gjykatën e Posaçme.

Rama theksoi se, edhe pse këto institucione përballen me problematika, SPAK dhe GJKKO mbeten sipas tij rezultatet më konkrete të reformës. Në të njëjtën kohë, ai kritikoi Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

“Dy suksese shoh në reformën në drejtësi: SPAK-un dhe GJKKO-në, me të gjitha problematikat që kanë. Dy suksese”, deklaroi Rama.

Duke iu referuar dy këshillave, kryeministri u shpreh se dështimi i reformës lidhet pikërisht me KLP-në dhe KLGJ-në.

“Dhe nëse ka një arsye për t’u shqetësuar Kuvendi i Shqipërisë, është pikërisht të reflektojë mbi reformën në drejtësi. Dhe jo mbi atë pjesë të reformës që është bërë lajtmotivi kryesor përditë e përditë: ‘Burg, burg, burg, burg, burg!’, por mbi atë pjesë të reformës që është lajtmotivi i jetës së atyre dhjetëra mijëra njerëzve që janë kthyer në dosje të mbuluara me pluhur”, u shpreh kryeministri.



Të ndryshme
Më shumë