TV LIVE
Sport
15 September 2026
Rrahmani “mur”, Zhegrova spektakolar – dy yjet e Kosovës në formacionin e javës në Serie A

Java e katërt e kampionatit italian Serie A mori vëmendje edhe më të madhe, kjo falë shkëlqimit të disa prej yjeve të Kosovës që aktivizohen atje.

Dyshja kosovare, Amir Rrahmani dhe Edon Zhegrova u bën pjesë e 11-shes më të mirë të javës, pas paraqitjeve të tyre fantastike me skuadrat respektive.

Rrahmani u vlerësua me notën 7.7 nga Sofascore në fitoren minimale 1-0 të Napolit në shtëpi ndaj Bolognas, duke qenë një ‘mur i pakalueshëm’ për kundërshtarët.


Në këtë sfidë, Rrahmani kompletoi 63 pasime me një saktësi prej 91 për qind, pati tri spastrime të topit nga zona, si dhe tetë duele ajrore të fituara.

Zhegrova në anën tjetër ishte lojtari që shkëlqeu te Juventusi në disfatën e ‘Zonjës së Vjetër’ në udhëtim te Sassuolo.

27-vjeçari u aktivizua në pjesën e dytë në minutën e 60-të të ndeshjes dhe për 30 minuta lojë ia doli të realizojë dy gola.

Për paraqitjen e tij spektakolare, Zhegrova në fund ishte zgjedhur ‘Lojtari i Ndeshjes’ me një vlerësim prej 9.2 nga Sofascore.


Sulmuesi i Kosovës në total pati tri goditje në drejtim të portës së Aro Muric, ku dy prej tyre përfunduan në gola.

Ai kompletoi gjithashtu 12 pasime, krijoi një shans të madh për gol teksa u mundua të jap edhe një kontribut në fazën defanzive.

Për Zhegrovën këta ishin dy golat e tij të parë me fanellën e Juventusit në Serie A, teksa shpresojmë që ajo ndeshje të jetë vetëm një pikënisje për një sezon të madh me fanellën e ‘Bianconerëve’. përcjell  Zhurnal.mk .



Të ndryshme
Më shumë