TV LIVE
Nga Vendi
13 September 2026
APEL PËR NDIHMË: LORIANI KA NEVOJË TË SHKOJË NË LONDËR PËR MJEKIM

 

Loriani ka nevojë për ndihmën e të gjithëve!

Vetëm 9 vjeç, Loriani prej vitit 2022 po lufton me leukeminë. Pas kimioterapive, dy rikthimeve të sëmundjes dhe një transplanti të palcës së kockës në Zyrih, leukemia është rikthyer përsëri.

Tani Lorianit i është dhënë një mundësi e re për trajtim – terapia me qeliza CAR-T në Great Ormond Street Hospital në Londër.

Për këtë trajtim, familja duhet të qëndrojë rreth shtatë muaj në Londër dhe ka nevojë për ndihmën tonë për të përballuar shpenzimet e udhëtimit, qëndrimit dhe trajtimit.

Çdo kontribut, sado i vogël, është i rëndësishëm.

Nëse nuk keni mundësi të dhuroni, shpërndajeni këtë apel.

Ta ndihmojmë Lorianin të shkojë në Londër dhe t’i japim një tjetër mundësi për jetë!

 Për donacione: https://gofund.me/059980791



Të ndryshme
Më shumë