TV LIVE
Nga Bota
10 September 2026
Tragjedia në Itali/ Makina përplaset kokë më kokë me kamionin, vdes babai dhe dy vajzat, nëna në gjendje kritike

Një aksident i rëndë rrugor ka shkaktuar tre viktima në Reggino të Kalabrisë, në Itali.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së enjtes, rreth orës 06:00, në rrugën Jonio-Tirreno (SS 682), në drejtim të Rosarnos.

Sipas raportimeve të mediave italiane, një makinë ku udhëtonte një familje prej katër personash u përplas kokë më kokë me një kamion. Përplasja ishte aq e fortë sa babai 53-vjeçar dhe dy vajzat e tij humbën jetën në vendngjarje.

Viktimat janë dy vajzat, përkatësisht 14 dhe 18 vjeçe, dhe babai i tyre.

Nëna, e cila ndodhej gjithashtu në makinë, mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua në spitalin e Polistenës, ku ndodhet në repartin e reanimacionit në gjendje kritike.

Familja, sipas autoriteteve italiane, jetonte në Gioiosa Ionica.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të përplasjes. Policia rrugore dhe karabinierët kanë nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi përplasjen frontale.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe ekipet e Anas, të cilat janë marrë me sigurimin e zonës dhe rikthimin e qarkullimit normal në rrugë.



Të ndryshme
Më shumë