Shkolla e Mesme Komunale “Mirko Mileski” në Kërçovë, ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe turke, e ka nisur vitin e ri shkollor 2026/2027 me gjithsej 211 nxënës të regjistruar në vitin e parë.
Drejtori i kësaj shkolle, Branislav Stojanoski, tha se viti i ri shkollor ka filluar në kohë dhe pa pengesa, ndërsa theksoi se librat shkollorë janë shpërndarë me kohë për të gjithë nxënësit. Sipas tij, është siguruar edhe transporti për nxënësit.