TV LIVE
Sport
8 September 2026
Rikthehet Champions League, yjet më të mëdhenj të futbollit në skenën më prestigjioze

Pritjes i erdhi fundi! Champions League rikthehet sot, duke sjellë sërish në fushë yjet më të mëdhenj të futbollit botëror dhe emocionet e kompeticionit më prestigjioz për klube në Evropë.

Skuadrat më të forta të kontinentit do të nisin rrugëtimin e tyre drejt trofeut, në një sezon që premton spektakël, gola dhe përballje të mëdha.

Vëmendja do të jetë te yjet kryesorë të futbollit, të cilët synojnë të udhëheqin ekipet e tyre drejt finales dhe trofeut të shumëkërkuar.

Finalja e këtij edicioni do të zhvillohet në Madrid, aty ku një skuadër do të ketë mundësinë të ngrejë trofeun e Champions League.

Tashmë mbetet vetëm pyetja: Kush do ta fitojë trofeun dhe do të kurorëzohet kampion i Evropës?



Të ndryshme
Më shumë