TV LIVE
ShowBiz
8 September 2026
Miss Austria ndahet nga jeta papritur në moshën vetëm 22-vjeçare

Bota e spektakleve të bukurisë është tronditur nga një humbje e papritur. Lucia Sisic, e cila mbante titullin Miss Austria, ka ndërruar jetë në moshën vetëm 22-vjeçare.

Lajmi është raportuar nga The Sun dhe është konfirmuar edhe nga organizata që zhvillon konkursin “Miss Austria”. Shkaku i saktë i vdekjes së të resë nuk është bërë ende i ditur.

Lucia, me origjinë nga Vjena, kishte lindur me një problem në valvulën e zemrës dhe gjatë jetës së saj ishte përballur me probleme të shumta shëndetësore. Ajo kishte kryer shtatë ndërhyrje kirurgjikale në zemër, e fundit në fund të vitit 2025.

Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With EarthKeep Watching

Pas operacionit të fundit, Lucia kishte ndarë me ndjekësit e saj në Instagram lehtësimin që ndiente, duke shpresuar se do të kishte më në fund një periudhë pushimi nga ndërhyrjet mjekësore. Vetëm pak javë para vdekjes, ajo kishte publikuar edhe fotografi nga një udhëtim në Bosnje dhe Hercegovinë.

Pavarësisht problemeve shëndetësore, 22-vjeçarja kishte zgjedhur të fliste hapur për përvojën e saj dhe të frymëzonte të tjerët. Në vitin 2024 ajo ishte shprehur se fëmijëria e saj kishte qenë ndryshe për shkak të problemeve me zemrën, por se kjo përvojë e kishte bërë më të fortë.

Lucia u kurorëzua Miss Austria në vitin 2024 dhe mbeti titullarja në fuqi deri në momentin e vdekjes, pasi në vitet pasuese nuk u zhvillua një tjetër konkurs.

Lajmi ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe kolegët e saj. Christopher Dengg, Mister Austria, e përshkroi Lucian si një motër, ndërsa miq të familjes e kanë kujtuar si një vajzë të jashtëzakonshme, e cila u nda nga jeta shumë herët.

Edhe organizata Mission Austria reagoi me dhimbje për humbjen e saj, duke e përshkruar Lucian si një “grua të mrekullueshme” dhe duke shprehur ngushëllimet për familjen dhe miqtë e saj.

Burimi: The Sun 



Të ndryshme
Më shumë