TV LIVE
Nga Rajoni
7 September 2026
Vajza nga Drenasi bëhet pjesë e Ushtrisë Amerikane

Rona Mala, me prejardhje nga Drenasi, i është bashkuar Gardës Kombëtare të Luizianës.

Kështu bëri të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku bëri të ditur se, pas 12 javësh përgatitjeje intensive, Rona ka përfunduar me sukses Basic Combat Training në bazën ushtarake Fort Sill, në Oklahoma.

“Një shembull frymëzues është Rona Mala, vajzë e re me prejardhje nga Drenasi, e cila i është bashkuar Gardës Kombëtare të Luizianës. Pas 12 javësh përgatitjeje intensive, Rona përfundoi me sukses Basic Combat Training në bazën ushtarake Fort Sill, në Oklahoma. Aktualisht, ajo po vazhdon Advanced Individual Training në Fort Leonard Wood, Missouri, pas përfundimit të të cilit do t’u rikthehet studimeve universitare”, shkroi Maqedonci në postimin e tij.

Ai shtoi se Rona është një ndër vajzat e rralla të diasporës sonë që ka vendosur t’i bashkohet Ushtrisë Amerikane.

“Rona është ndër vajzat e rralla të diasporës sonë që, në një moshë kaq të re, ka zgjedhur t’i bashkohet Ushtrisë Amerikane. Historia e sukseseve të saj ka nisur shumë më herët: ajo është dalluar vazhdimisht gjatë shkollimit, ka qenë pjesë e ‘Honor Roll’ dhe ka arritur deri në finale të garave kombëtare të vallëzimit në Shtetet e Bashkuara”, shkroi Maqedonci.

Maqedonci bëri të ditur se ishte ftuar si mysafir nderi në ceremoninë e diplomimit të Ronës në Fort Sill, megjithatë, për shkak të angazhimeve zyrtare në Kosovë, nuk ka arritur të marrë pjesë.



Të ndryshme
Më shumë