TV LIVE
ShowBiz
2 September 2026
Kida kurorëzon dashurinë në Romë/ Nga propozimi në ditëlindje te martesa në Villa Miani, pamje nga ceremonia

Këngëtarja Orhidea Latifi, e njohur me emrin artistik si Kida, ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj Ajbi, në një ceremoni të zhvilluar më 1 shtator në Romë.

Çifti zgjodhi kryeqytetin italian për të kurorëzuar martesën, në praninë e familjarëve, miqve dhe emrave të njohur të muzikës shqiptare.

Fotografitë dhe videot e publikuara nga të ftuarit tregojnë Kidën me një fustan të bardhë nusërie prej dantelle, me mëngë të gjata dhe vello.

Ceremonia u zhvillua në Villa Miani, një rezidencë historike në Monte Mario, një nga zonat panoramike të Romës.

Ambienti ishte dekoruar me lule në nuanca rozë dhe pastel.

Kida dhe Ajbi u fejuan në dhjetor të vitit 2024, pas propozimit që këngëtarja mori në periudhën e ditëlindjes së saj.

Pas fejesës, çifti zgjodhi Romën për të festuar martesën, duke mbledhur pranë tyre njerëzit e afërt dhe miq nga skena muzikore shqiptare.

Ndër personat që kanë ndarë momente nga ceremonia ishte edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila publikoi fotografi nga Roma dhe e uroi Kidën si “nusja jonë e bukur”.



Të ndryshme
Më shumë