TV LIVE
Nga Rajoni
29 August 2026
Tradita shqiptare dhe turistët, Rama: Vizitorët shijojnë mbrëmjet shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të nisë ditën me një mesazh kushtuar vizitorëve dhe eksperiencave që lidhen me traditat shqiptare.

Mirëmëngjesi dhe me energjinë e vizitorëve, pasi kanë shijuar mbrëmjet tradicionale shqiptare në Albanian Night, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri në postimin e tij.

Shqipëria vijon të jetë një destinacion i kërkuar turistik, ndërsa promovimi i kulturës dhe traditave vendase shihet si një mënyrë për t’u ofruar turistëve një përvojë përtej bukurive natyrore dhe destinacioneve bregdetare.

Përmes pamjeve të publikuara, Rama ka përcjellë atmosferën e mbrëmjeve tradicionale, duke e shoqëruar atë me një urim për një fundjavë të mbarë. Mesazhi i tij vë theksin te energjia e vizitorëve dhe te përjetimi i traditave shqiptare gjatë qëndrimit të tyre në vend.



Të ndryshme
Më shumë