TV LIVE
Nga Vendi
28 August 2026
ME RASTIN E DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT MUHAMED, MYFTINIA E KËRÇOVËS ORGANIZOI MBRËMJE FETARE NË XHAMINË “KATËR HALIFET”, NË KËRÇOVË

Në kuadër të muajit të lindjes së Pejgamberit Muhamed, myftinia e Kërçovës në xhaminë katër halifet organizoi një tribunë islame kushtuar këshillave dhe mësimeve të tij, me qëllim afrimin e besimtarëve me fenë, moralin dhe shembullin e Muhamedit .

Aktiviteti u shoqërua me një program të pasur fetar, ku pjesëmarrësit patën mundësi të dëgjojnë Kur’an dhe ilahi të interpretuara nga hafiz Fatih Derdiyok.

Të pranishmëve iu drejtuan me përshëndetje edhe imami i xhamisë 4 halifet Adi Beshiri dhe Myftiu i Kërçovës, Qamil Rushiti.

Pjesë qendrore e mbrëmjes ishte ligjërata e Hoxhë Enis Rama, i cili përmes këshillave dhe porosive të tij foli për rëndësinë e besimit, moralit dhe ndjekjes së shembullit të Pejgamberit Muhamed .

Mbrëmja u përmbyll në një atmosferë të veçantë shpirtërore, duke përcjellë mesazhe për forcimin e besimit, ruajtjen e vlerave morale dhe përkushtimin ndaj mësimeve të Pejgamberit



Të ndryshme
Më shumë