TV LIVE
Nga Vendi
28 August 2026
Aksident trafiku në Slloveni, tri viktima nga Maqedonia dhe një i lënduar rëndë

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën në një përplasje midis një automjeti dhe një kamioni të ndaluar, ndërsa dy të tjerë janë lënduar, në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodh dje në autostradën bregdetare pranë Unec, në Slloveni.

Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodh kur për shkak të një defekti, kamioni ka ndaluar në zonën e ndalimit, ndërsa shoferi i automjetit ka goditur pjesën e pasme të majtë të rimorkios për arsye të panjohura deri më tani.

Në momentin e aksidentit, në veturë ndodheshin pesë persona, të gjithë shtetas të RMV-së. Mjeku konfirmoi vdekjen e tre personave në vend. Një person i lënduar rëndë është transportuar në spital me helikopter, ndërsa shoferi i lënduar u transportua me ambulancë.

Siç informojnë nga Automoto e Sllovenisë, aksidenti është raportuar në orën 16:28. Disa patrulla policie u dërguan menjëherë, ndërsa kanë ndërhynë gjithashtu edhe zjarrfikësit.

Është kryer inspektim nga një prokuror shtetëror dhe një gjyqtar hetues. Policia pritet të publikojë më shumë informacion në lidhje me aksidentin rrugor pas hetimit.



Të ndryshme
Më shumë