Më 26 gusht 1998, si pasojë e sulmeve të artilerisë serbe në fshatin Rancë të Shtimes, u vranë 11 pjesëtarë të familjes Asllani. Mes viktimave ishin tetë fëmijë të moshave të ndryshme dhe tri gra.
Në këtë ngjarje të rëndë humbën jetën Jalldyze Asllani (1934), Halide Asllani (1963), Ajshe Asllani (1971), Burim Asllani (1985), Lumnije Asllani (1986), Ejup Asllani (1988), Luljeta Asllani (1991), Shpend Asllani (1993), Xhafer Asllani (1995), Antigona Asllani (1997) dhe Albiona Asllani (1998).
Po atë ditë tragjike, forcat serbe ekzekutuan në këtë fshat edhe Zeqir Asllanin, i cili ishte 96 vjeç.