TV LIVE
Nga Vendi
23 August 2026
Arkin Jahiji: Bërvenica ka nevojë për energji të re dhe një kapitull të ri

Arkin Jahiji, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për kryetar të Komunës së Bërvenicës, përmes një postimi në Facebook ka përcjellë mesazhin e tij për të ardhmen e komunës, duke theksuar nevojën për “energji të re”, më shumë afërsi mes qytetarëve dhe një frymë të re zhvillimore.

Jahiji shprehet se për Bërvenicën po hapet një kapitull i ri, i cili, sipas tij, duhet të sjellë ndryshime pozitive për të gjitha vendbanimet e komunës.

“Bërvenica ka nevojë për energji të re, për më shumë afërsi mes njerëzve dhe për një frymë që na çon përpara”, shkruan Jahiji në postimin e tij.

Ai paralajmëron se në periudhën në vijim do të prezantohen ide dhe iniciativa konkrete, si dhe zhvillime që synojnë të sjellin përfitime për qytetarët dhe të ndikojnë në jetën e tyre të përditshme.

Sipas Jahijit, fokusi duhet të jetë te bashkëpunimi dhe te gjërat që i bashkojnë qytetarët, duke e parë të ardhmen me besim dhe me përgjegjësi të përbashkët.

“Bërvenica është e të gjithëve. E ardhmja e saj është përgjegjësi e përbashkët!”, përfundon mesazhin kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës.



Të ndryshme
Më shumë