Sukses 3-0 me golat e Kai Havertz, Bukayo Saka dhe Ødegaard. Me këtë sukses, londinezët e nisin sezonin me tri pikë, ndërsa Coventry, i rikthyer në elitën e futbollit anglez pësoi humbje të thellë që në sfidën e parë.
Kampionët në fuqi të Anglisë e nisën sezonin 2026-’27 me një fitore bindëse. Në “Emirates Stadium”, Arsenali mposhti 3-0 Coventry City, duke marrë menjëherë tri pikët e para të kampionatit.
Skuadra e Mikel Artetës e kontrolloi ndeshjen që në minutat e para dhe kaloi në avantazh në minutën e 15-të. Kai Havertz mori një asist nga Riccardo Calafiori dhe me një goditje të saktë nga jashtë zonës mposhti portierin e Coventryt.
Vetëm tetë minuta më vonë, Bukayo Saka dyfishoi shifrat. Sulmuesi anglez përfitoi nga një kundërsulm dhe, i vetëm përballë portierit Rushworth, nuk gaboi duke e çuar rezultatin në 2-0.
Arsenali vazhdoi të dominonte edhe pas pushimit dhe në minutën e 49-të vulosi fitoren. Martin Ødegaard përfitoi nga pasimi i Ben White dhe realizoi golin e tretë për “Topçinjtë”. Coventry tentoi të reagonte pas golit, por nuk arriti të krijonte rrezik serioz për portën e David Rayas.
Me këtë sukses, Arsenali e nis sezonin me tri pikë, ndërsa Coventry, i rikthyer në elitën e futbollit anglez, pëson një humbje të thellë që në sfidën e parë.