TV LIVE
Teknologji
22 August 2026
Google do të detyrojë përdoruesit e Android të presin 24 orë para se të instalojnë aplikacione jo të verifikuara

Google po nis një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si përdoruesit instalojnë aplikacione jashtë dyqaneve zyrtare në Android. Kompania ka filluar të aktivizojë “advanced flow”, një proces i ri verifikimi që vendos një pritje të detyrueshme prej 24 orësh për instalimin e aplikacioneve nga zhvillues të paverifikuar.

Procesi synon të lidhë zhvilluesit e aplikacioneve me identitete reale, duke e bërë më të vështirë për aktorët keqdashës të shpërndajnë malware duke u fshehur pas identiteteve anonime.

Për të lejuar instalimet nga zhvillues të paregjistruar pa përdorur Android Debug Bridge (ADB), përdoruesit duhet të aktivizojnë një opsion të posaçëm te Developer Optionstë konfirmojnë bllokimin e ekranit, të lexojnë paralajmërimet kundër mashtrimeve dhe më pas të rinisin telefoninPas restart-it nis një numërim mbrapsht prej 24 orësh, pas të cilit leja mund të aktivizohet për 7 ditë ose përgjithmonë.

CDN media

Ndryshimi shpërndahet përmes Android Developer Verifier dhe Google Play Services. Zbatimi nis më 30 shtator 2026 në Brazil, Indonezi, Singapor dhe Tajlandë, ndërsa në vitin 2027 pritet të zgjerohet globalisht në pajisjet Android të certifikuara.

Google argumenton se masa do të ndihmojë në luftimin e mashtrimeve ku viktimat bindën të instalojnë aplikacione të dëmshme në kohë reale. Megjithatë, ajo prek edhe përdoruesit legjitimë që përdorin aplikacione nga komunitetet e modifikimeve apo zhvillues të paverifikuar.

CDN media

Përdoruesit teknikë do të mund ta anashkalojnë procesin përmes ADB, por për shumicën, sideloading do të bëhet dukshëm më pak praktik.



Të ndryshme
Më shumë