Egnatia nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në sfidën e parë në play off e Europa League.
Kampionët e Shqipërisë u ndanë pa gola kundër Lillestrom, duke mbajtur gjallë ëndrrën e madhe për një kualifikim historik në fazën e grupeve të turneut të dytë për nga rëndësia në futbollin për klube në kontinentin e vjetër.
Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede mund të merrte më shumë, por edhe më pak nga kjo përballje.
Kjo pasi norvegjezëve iu anulua një gol nga sistemi VAR që në minutën e gjashtë.
Më pas, Egnatia u tregua më e rrezikshme, ndërsa në llogaritë e saj është edhe një traversë, që I mohoi epërsinë Grudës në minutën e 70-të.
Në fund vetëm barazim pa gola, që le të hapur diskutimin e kualifikimit në ndeshjen e kthimit që kampionët e Shqipërisë do të luajnë të enjten e ardhshme në transfertën norvegjeze.
Gjithsesi, për Egnatian nuk mund të ketë asnjë dramë, pasi skuadra nga Rrogozhina e ka të sigurtë vendin e saj në grupet e Conference League.