TV LIVE
Nga Vendi
19 August 2026
43.8 kilogramë ar dhe kërcënime: 2 shtetas turq dyshohen se zhvatën 2 gostivaras

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka paraqitur kallëzim penal ndaj shtetasve turq T.D. (55) dhe Z.D. (54), të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “zhvatje”, njoftoi MPB Maqedoni.

Sipas MPB-së, nga viti 2019 deri në vitin 2026, të dyshuarit kanë ushtruar vazhdimisht kërcënime ndaj një 66-vjeçari nga Gostivari dhe djalit të tij 41-vjeçar, duke i detyruar që t’u japin 43 kilogramë e 800 gramë ar të përpunuar. Vlera e arit është përllogaritur prej tyre në mënyrë të paligjshme, të kundërligjshme dhe me vetëdashje si lëndë e parë e shkrirë, e jo si produkte të përpunuara që kishin vlerë dukshëm më të lartë në treg.

MPB-ja bën të ditur gjithashtu se, gjatë shkurtit 2025, përmes shantazheve dhe mesazheve kërcënuese të dërguara ndaj djalit dhe familjes së tij, të kallëzuarit e kanë detyruar 66-vjeçarin të firmosë një parakontratë për shitblerjen e një prone të patundshme. Përmbajtja e dokumentit nuk i ishte lexuar atij te noteri në Gostivar.



Të ndryshme
Më shumë